Genc Prelvukaj pranon për herë të parë lidhjen me Eni Koçin
Prej kohësh po përflitet se dy këngëtarët e njohur Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë në një lidhje dashurie, por deri tani asnjëri prej tyre nuk e kishte pranuar publikisht. Së fundmi në emisionin “Një kafe me Labin” janë publikuar prapaskenat e festës së organizuar disa ditë më parë, “Op Labi Party”, ku edhe dy këngëtarë të tjerë Mimoza Shkodra dhe Adrian Gaxha “u martuan”, shkruan Panorama Plus.
Gjatë intervistës me personazhet e ftuar në festë, prezantuesi e ka pyetur Gencin: “Nuk dua të bëj publike çdo gjë, por për herë të parë tek ‘Op Labi Party’ e bëtë publike që jeni së bashku me Enin?”. “Po, është e vërtetë. E keni parë që në hyrje. Kemi zgjedhur një event si ky që të shfaqemi publikisht bashkë”, ka pohuar Genci para kamerës. Ndërkohë kujtojmë se çifti i njohur numëron rreth 3 bashkëpunime muzikore, por tani që s’ka më dyshime për lidhjen po presim më shumë dalje publike të tyre.