Genc Fuga ka pësuar një goditje në tru, Eni Jani kërkon mbështetje për të mbuluar shpenzimet e operacionit: Po kalon një periudhë të vështirë, tani po kryen ndërhyrje…
Aktori i mirënjohur Genci Fuga, është duke kaluar një situatë të vështirë shëndetësore. Lajmin e ka bërë të ditur, bashkëshortja e tij, Eni Fuga nëpërmjet një postimi në Instagram.
Eni Jani Fuga, shkruan se aktori ka pësuar një goditje në tru dhe është duke kryer një ndërhyrje.
Ajo kërkon ndihmën e punonjësve të RTSH-së dhe të kujtdo që mundet për të dhënë një kontribut prej 200 lekë të rinj, për të pasur mundësinë të mbledhë shumën prej 19 mijë euro, që nevojitet për të kryer operacionin.
Eni Jani Fuga: Nuk qenka e lehtë, por në këto momente e kam domosdoshmëri. Genci po kalon një periudhë të vështirë. Ka pësuar një goditje në tru dhe në këto momente po kryen ndërhyrje në spitalin amerikan. Do i lutesha, të gjithë punonjësve të RTSH nëse munden dhe kush mund të ofrojë një kontribut prej 200 lekë të rinj për të patur mundësinë të kem shumën 19 mijë euro të operacionit.
Ndjesë dhe konsideratë…