Gena: “I shpëtova për fije shpërthimit në Stamboll”!

Këngëtari Gena Lito rrëfeu se ndodhet aktualisht në Stamboll të Turqise, dhe ka qenë pikërisht në këtë qytet në kohën kur u regjistrua shpërthimit që la të vdekur 6 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë.

Madje, ylli i hitit “Sa lot kam derdhur” sqaroi se kishte pasur në plan bashkë me familjen që të dilnin për shëtitje pikërisht në kohën dhe vendin ku ndodhi ngjarja e rëndë.

“E kam një kilometër larg nga këtu dhe një ditë përpara në mbrëmje kishim dalë me nusen për të bërë shoping. Dhe do dilnim përsëri edhe dje, në të njëjtën orë, domethënë nga ora 4 kur ka ndodhur ajo. Shyqyr Zoti na ka adresuar diku tjetër”, ka thënë ai në një prononcim për “Aldo morning show”.

Lidhur me ngjarjen makabër është arrestuar një grua e cila dyshohet se e ka vendosur bombën në Stamboll, ndërkaq Departamenti i policisë ka njoftuar se e dyshuara ka treguar se ishte trajnuar si oficere speciale.

Bordo