Gena detyrohet të presë kaçurrelat, ja ç’i ka ndodhur këngëtarit

Përveç vokalit të tij të veçantë, Gena është komentuar shpeshherë edhe për flokët e tij të gjatë. Dukej se këngëtari i serenatave nuk do të hiqte asnjëherë dorë nga kaçurrelat e tij, por “një sfidë” e ka detyruar të presë flokët. Këngëtarja Big Mama ka publikuar në ‘InstaStory’ një video në të cilën Gena shihet duke prerë flokët. “Genës i shkuan flokët. Imazhi i ri i Genës me flokë të shkurtra. Gena për hajër”, dëgjohet Big Mama. Më pas Gena i thotë: “Faleminderit Big, faleminderit!”, shkruan Who. Mesa duket këngëtari ka humbur një sfidë të vendosur mes artistëve dhe prandaj i është dashur të pranojë humbjen. Edhe vitin e kaluar Gena ka publikuar fotografi me flokë të shkurtër, por ajo ishte thjesht në kontekstin e shakasë. Ndërsa këtë herë duket se këngëtari e ka marrë shumë seriozisht ndryshimin e ‘look’-ut.