Gea Braha: Emisioni në televizion që më futi në botën e basteve, shumat që fitoja si eksperte e vërtetë

Klotilda Harka/ Pesë vite më parë, modelja Gea Braha preku botën e televizionit si velina brune e programit investigativ “Fiks Fare”, një eksperiencë që i hapi rrugën e karrierës në ekran si gazetare sporti e po së njëjtës media. Brunia e diplomuar në degën Financë-Bankë, në jetë bën llogari vetëm si të jetë e lumtur, ndaj po i mendon mirë ofertat që po i bëhen në fushën e modës dhe kinemasë. 

Si gazetare sporti e ish-moderatore e “Bar Skedina”, ajo së fundi u bë protagoniste e mediave të huaja për propozimin e pazakontë që mori në stadium nga një tifoz, i cili iu ul në gjunjë me unazën në duar. Nga propozimi kur intervistonte futbollistët, tek imagjinata që ka për propozimin e jetës me mashkullin e duhur, Gea i zbulon në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

Bashkë me famën që mori në televizion, ajo flet edhe për bastet që vinte kur prezantonte “Bar Skedina” dhe paratë që fitonte…

Gea-2

“Mora një propozim për martesë gjatë punës”, ishte postimi yt i disa javëve më parë, që tërhoqi vëmendjen në lidhje me ç’ndodh në stadium me një gazetare sporti që bie në sy. Me shaka apo jo, mendon se erdhi në momentin e gabuar ky propozim? 

Ishte moment shumë i lezetshëm, por shumë i papritur, siç duket dhe në video. U bë shumë “funny” sepse më gjetën të “papërgatitur” (qesh) Ndërkohë isha duke punuar dhe më flisnin në kufje vazhdimisht, kështu që e humba si moment. (qesh)

Gea-3

Nga puna si velinë në program investigativ të kemi parë edhe në stadium pranë futbollistëve. Të është dukur e vështirë kjo puna e gazetares së terrenit, ndëra je rrethuar nga tifozë jo vetëm pasionantë, por dhe të irrituar? 

Jo, aspak. Kur je në stadium, e ndien edhe më shumë atmosferën. S’diskutohet që ka përgjegjësinë e vet, por nuk do të thoja e vështirë.

Ke qenë ndonjëherë dëshmitare e një konflikti në stadium? 

Uroj vetëm që situata të tilla të mos përsëriten asnjëherë në një ndeshje futbolli.

Gea-4

Dihet që prezantoje “Bar skedina”. Po ti vetë, vendosje baste? 

Po, dhe jo vetëm kaq, sepse u bëra eksperte. (qesh) U mësova sigurisht nga formati dhe pati një periudhë që po fitoja shumë shpesh madje. (qesh)

Me format seksi, mendon se je një imazh tundues për publikun mashkullor që dominon audiencën e sportit? 

Ja, ju si mendoni? (qesh) Fiziku është një dhuratë nga natyra, por më vjen mirë sepse shoh që bie në sy edhe për cilësi të tjera gjithashtu.

Gea-5

Ke marrë ndonjë propozim në modë apo kinema dhe cilës ofertë do t’i thuash me plot bindjen “po”? 

Po, madje kam marrë shumë. Por i shoh me kujdes, pasi duhet të jenë dhe bindëse.

Nëse do të kishte diçka që ia vlen, pse jo?!

Je e dashuruar aq shumë sa të zbulosh me zë të lartë statusin shpirtëror? 

Kaq shpesh sa më bëhet kjo pyetje, besoj se të gjithë e dinë përgjigjen që kam tani.

Gea-6

Duke marrë shkas nga propozimi në stadium, cili do të ishte propozimi i ëndërruar për martesë në imagjinatën tënde? 

S’e di. Nuk kam bërë ndonjëherë një skenar se si mund të ishte, por them se nëse vjen nga personi i duhur, është gjithmonë i veçantë.

Çfarë mund të arrish në jetë, në mënyrë që ta konsiderosh golin e madh të jetës? 

Të jem e realizuar dhe e lumtur gjithmonë. Lumturia është më e rëndësishmja.

Gea-7