Gazetarja që bëri bujë me sharjen “Fuck Jugu!” e pret verën me “Dirty Dancing”

Gazetarja Alma Çupi para dy vitesh ngriti zërin kundër bizneseve në Jug të vendit, në lidhje me çmimet e larta gjatë sezonit veror duke u drejtuar me sharjen “Fuck Jugu!” Përmes një postimi në rrjetet sociale, realizuesja e emisionit “Histori shqiptare” shkruante: “Fuck Jugu! Nuk meritoni asnjë qindarkë! Me siguri nuk jeni autoktonët e kësaj mrekullie, por thjesht, pensionistë grekë. Çobenj pa shkollë që perlat i ktheni në tmerr”. Po si po e pret këtë verë gazetarja që shkel çdo cep të Shqipërisë me atlete dhe kameran e televizionit ku punon? Në profilin e saj në Instagram ajo ka postuar disa foto që ngjasojnë me skenat e filmit “Dirty Dancing”. Ajo si Jennifer Grey dhe profesori i tangos si Patrick Sëayze pozojnë duke punuar për mësimin e kësaj disipline kërcimi. Nuk është çudi ta shohim duket kërcyer pas Alma studimet e larta i ka përfunduar në aktrim. /Story.al/