
Gazetarja: Në Shqipëri duhet të mendohesh mirë, para se të bësh fëmijë
Gazetarja dhe moderatorja Alba Alishani, thotë se në Shqipëri duhet të mendohesh mirë, para se të marrësh vendim për t’u bërë me fëmijë.
Sipas saj, Shqipëria nuk është një vend i mirë për t’u bërë me fëmijë, duke nisur që nga ushqimet.
“Një prej arsyeve kryesore që kam unë në jetë për të mos u bërë me fëmijë në këtë vend, është ku e sjell në jetë këtë fëmijë?
Në cilin habitat do ta rritësh?
E mendoj që nga qumështi, me të cilin do ta ushqej, apo ushqimet e tjera, që këtu janë të skaduara”, tha ajo për Euronews Albania.
gazetatema.net