Gazetari italian vë “duart në kokë” me makinën e parkuar në Tiranë (Video)
Një gazetar në italian ka qenë në Tiranë, ku është ndeshur me një makinë të parkuar në korsinë e biçikletave. Teksa ka publikuar një video,
gazetari thotë se parkimi i makinave në korsinë e biçikletave nuk është tipike vetëm e shoferëve italianë, por edhe atyre shqiptarë.
“Gjatë udhëtimit tonë në Tiranë hasëm parkingun klasik në korsinë e biçikletave, gjithashtu tipike në rrugët e Barit”, shkruan media italiane.
Makina e parkuar në mes të rrugës, ku gjysma shihet në korsinë e biçikletave dhe gjysma tjetër në rrugë, duke palosur gjithashtu shtyllën plastike të dobishme për të treguar bordurën që ndan dy karregjatat.
Policia bashkiake ka ndërhyrë, ndërsa më pas ka mbërritur menjëherë shoferi duke lëvizur makinën. Shoferi mendoi se shpëtoi, por në fakt atij iu fotografua targa dhe një nga këto ditë do të marrë një gjobë.
“Ka një lidhje midis Italisë dhe Shqipërisë, jo vetëm për shkak të stilit të jetesës dhe klimës, por edhe për shkak të parkimit të egër”, përmbyll shkrimin media italiane.