Gazetari britanik e konsideroi UÇK-në organizatë terroriste, Lyrical Son i vë kundër fansat

Lyrical Son sot ka dalë publikisht hapur kundër një gazetari britanik. Graham William Philips në disa artikuj të tij ka shkruar kundër Kosovës dhe së fundmi ndaj UÇK-së, duke e cilësuar si organizatë terroriste. Lyrical Son ka publikuar në ‘Instagram-in’ e tij profilin e gazetarit dhe u ka kërkuar të gjithëve t’i bëjnë ‘report’.

Lyrical-Son-2

“Report këtij njeriu të fëlliqur. U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, mundësisht ndonjë ‘hacker’ t’ja mbyll këtë faqe dhe të mos i lëmë vend në internet këtij gënjeshtari të fëlliqur”, ka shkruar reperi. Më pas Lyrical u ka kërkuar të gjithëve të kërkojnë në ‘google’ për emrin e tij dhe të reagojnë ndaj çdo lajmi që ai publikon. Gazetari britanik, Graham Philips njihet si një person kontraversial që ka lidhje me separatistët rusë./Lapsi.al

Lyrical-Son-1