“Gazetarë burra toksikë”, Chiara Ferragni flet për situatën e saj të vështirë
Një nga blogeret më të famshme dhe më me influencë në botë, Chiara Ferragni, ka reaguar ashpër ndaj paragjykimeve seksiste që janë bërë kundrejt saj.
Një artikull i New York në Itali ka shkruar për të dhe familjes e saj: “Chiara Ferragni dhe Fedez: Ajo fluturon në New York për t’u bërë ‘Catwoman’ dhe ai bëhet dado fëmijësh në Milano”.
Gjatë këtij muaji ajo ka pasur shumë angazhime duke qenë se duhet të ishte e pranishme në javën e modës.
Ky artikull ka revoltuar shumë edhe Chiaran e cila ka reaguar në rrjetet sociale. Në një status në ‘Instastory’ ajo shkruan:
“Pse duhet të akuzohet për neglizhencë një nënë që punon? Pse duhet të ndihet në faj një nënë që ndihet mirë me trupin e saj?
Pse duhet të diskriminohet një nënë që nuk harron se është grua, bashkëshorte, vajzë, punonjëse, shoqe? Si një grua, biznesmene dhe nënë, jam me fat që kam më shumë kohë t’i përkushtohem familjes dhe fëmijëve sesa një grua që ka një shef mbi kokë, por kjo prap nuk mjafton për një gazetar burrë toksik.
“Ne gratë duhet të bëjmë dyfishin e përpjekjes për të ndjerë gjysmën e mirënjohjes. Vetes dhe të gjithave ju: Le të mos heqim dorë nga luf ta dhe përpjekjet për të qenë njësoj të vlerësuara si burrat”.