Gaz Paja ka thyer mikrofonin nga inati në “Portokalli”, ja ç’i tregoi Ori Nebijajt
Aktori i njohur i humorit, Gaz Paja, ka zbuluar një incident që i ka ndodhur gjatë një interpretimi në skenën e spektaklit të “Portokallisë”.
Në “Sekretet e Portokallisë”, aktorët rrëfejnë prapaskenat e spektaklit si dhe çfarë të papriturash mund t’u ndodhin teksa janë në skenë.
Në episodin e kësaj të diele, Gaz Paja tregoi një moment që ishte nxehur shumë për një problem me muzikën në skenë, saqë kur doli prej saj hodhi mikrofonin nga inati.
Duke qenë se Paja ka role të ndryshme në “Portokalli” ku edhe këndon, sigurisht që presioni për ta bërë siç duhet është i madh.
Gjatë intervistës me Ori Nebijajn, Gazi u shpreh se ishte çështje teknike dhe nuk ndodhi për fajin e tij: “Pati një incident me mikrofonin, nuk e solli në parametrat e duhur se kënga u këndua”.
“Unë mund të isha përmbajtur se ashtu siç gaboj unë gabojnë e të tjerë. I kërkova ndjesë publikut. Pjesa tjetër ishte që nuk u përmbajta dot, hodha një mikrofon, ne nuk dështojmë në asgjë. Mund të ketë qenë çështje valësh, baze, dhe kam thyer një mikrofon pas skene shpresoj mos ma kenë futur në llogari”, tha aktori i humorit./Panorama Plus