Gautam Rode i Sarasvatiçandra: Saras & Kumud dashuri dhe lotë, e vërteta e marrëdhënies sonë jashtë serialit

Goditja më e fortë që jeta të ka dhënë së fundi?
Puna e aktorit dhe roli i Saras të them të drejtën më ka ndryshuar shumë si njeri. Për mua kjo është goditja më e madhe që më ka dhënë jeta.
Kush është frymëzimi yt në industrinë e serialeve?
Më pëlqen ajo që bën Aamir (Khan) sa i përket karrierës së tij. Ai lëviz në mënyrën e duhur, dhe më intrigon shumë strategjia se si ai e ka planifikuar karrierën e tij. Unë do të doja të ndjek rrugën e tij.
Adhurueset janë kureshtare të dinë për buzët e tua. I ke vetë të kuqe apo në serial përdor buzëkuqin?
Oh, më ka çmendur kjo pyetje! Madje të njëjtën pyetje më bën dhe nëna ime çdo ditë, e cila ka tmerrësisht frikë nëse unë i lyej buzët në film. Përgjigja për nënën time ishte se, “ti e di që unë i kam buzët natyralisht të kuqe. Dua të theksoj se në serial, në sajë të efektit të ndriçimit ngjyra e buzëve duket më e theksuar, pasi unë nuk pi as duhan as alkool.
Jennifer Winget luan partneren e zemrës në këtë serial. Si është e lidhja juaj jashtë punës?
Është një lidhje e mirë. Ne kemi shpenzuar shumë kohë për të njohur njëri-tjetrin më mirë si aktorë. Ajo është shumë profesioniste dhe për mua ky është një plus.
E ke gjetur vajzën e ëndrrave?
Oh, unë jam vetëm tani. Tri vite e gjysmë më parë, unë kam qenë në një marrëdhënie, por që përfundoi apër shkak të moskoordinimit të punëve të secilit.