Gati për të lindur dhe super në formë, Arbana Osmani zbulon se kur do sjellë në jetë djalin e dytë
Përmes një postimi në “Instastory”, moderatorja e njohur Arbana Osmani ka treaguar se lindja e bebit të dytë po afron.
Ndonëse ajo ka qenë e rezervuar lidhur me këtë pjesë, shumë detaje rreth shtatzënisë janë zbuluar, siç është për shembull gjina e fëmijës së dytë, nga lidhja me regjisorin e programit “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishaj.
Pikërisht dhuratat që stafi i “Dua të të bëj të lumtur” kishte zgjedhur për autoren e emisionit ishin rroba bebi ngjurë blu, pra për djem. Së fundmi, përmes një postimi në “Instastory”, Arbana ka treaguar se lindja e bebit po afron dhe të gjithë ndjekësit janë habitur pasi ajo duket super në formë, sikur të jetë në muajt e fillimit ende.
Teksa ka publikuar një foto me gazetarin Eraldo Rexho, i cili e pyet se ku do të shkojnë këtë behar, ajo përgjigjet: “Në maternitet do vemi”.
Me sa duket, pritjes së ëmbël dalëngadalë po i vjen fundi dhe Arbana ndoshta ndodhet në muajt e fundit të shtatzënisë. Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, ka ndarë herë pas here foto të ndryshme të realizuara gjatë seteve fotografike me partnerin e saj, regjisorin Grishaj.
Së fundmi, Osmani ka publikuar një tjetër moment të kapur nga Edi mes natyrës dhe rrezeve të diellit, duke treguar se kjo pozë është ndër të preferuarat e saj.
“Fotoja ime e preferuar nga artisti im i preferuar”,ka shkruar Arbana krah postimit, ku shfaqet me një veshje verore ku kësaj here ekspozon jo vetëm këmbët siç bën gjithmonë por edhe barkun tashmë të rrumbullakosur, pasi është në pritje të fëmijës së dytë, nga lidhja me Eduartin.
Si rrallë bëjnë vajzat e famshme kur janë në pritje të ëmbël, Arbana ka vendosur të shpalosë ekstravagancën e saj në veshje në këta nëntë muaj që pret të bëhet sërish nënë e një djali. Me siguri, sapo të nisin pushimet, Osmani do të ndajë të tjera momente të bukura të kapura nga Edi, i cili ndodhet gjithmonë pranë saj, pasi ata janë jo vetëm bashkëpunëtorë në programin “Dua të të bëj të lumtur”, por edhe bashkëjetues në të njëjtën shtëpi.
Kështu, së shpejti, moderatorja e njohur, Arbana Osmani, do të bëhet nënë për herë të dytë nga lidhja me regjisorin e programit të saj, Grishajn. “Gëzuar datëlindjen gjysmës sime më të mirë, shokut tim të ngushtë, njeriut që ka rrëmbyer zemrën time (që shumë shpejt do të bëhet baba). Të dua!”, shkruante moderatorja pak javë më parë, duke bërë me dije se ishte në pritje të ëmbël.
Duke qenë se dhe vetë Arbana festoi ditëlindjen në të njëjtën ditë me Eduartin, pra 7 maj, ajo vendosi ta jepte lajmin në këtë ditë speciale, pikërisht në ditëlindjen e të dyve. Kështu, djali i saj, Joni, së shpejti do të bëhet me vëlla dhe me siguri familja nuk mund të ishte më e lumtur se kaq.
Ndjekësit e çiftit, që prej muajsh kanë nisur bashkëjetesën në Tiranë, shfaqën interesin për të ditur nëse ata e kishin planifikuar fëmijën apo jo. Burime pranë tyre treguan se ata e kanë mirëpritur si një dhuratë nga Zoti, duke qenë se nuk ishte në planet e tyre të afërta.
Ndërkohë, për të gjithë fansat e saj që presin një ceremoni dasme nga Arbana, ajo nuk ka për t’ua dhënë këtë kënaqësi, pasi nuk i pëlqen të vishet nuse në jetën reale, gjë që e ka bërë një herë të vetme për një sfilatë fustanesh nusërie.
/Panoramaplus.al