Gati për sfidën më të rëndësishme në karrierë
Në dy ditët e fundit të stërvitjes kickboxeri shqiptar Francesko Xhaja po përgatitet për ndeshjen më të rëndësishme të karrierës. 29-vjeçari do të përfaqësojë federatën shqiptare të këtij sporti në eventin prestigjioz One Championship që mbahet në Bangkok të Tajlandës.
Përballja e Xhajës do të jetë ndeshja e dytë më e rëndësishme e këtij organizimi, përballë një kundërshtari të vështirë, ruminit Adrei Stioca.
Francesco Xhaja jeton dhe stërvitet prej disa vitesh në Itali, por ka zgjedhur që në kickbox të përfaqësojë flamurin kuqezi. Ndeshja do të mbahet më 24 Shkurt.