Gati për një eksperiencë të re; Blendi Fevziu pjesë e spektaklit “Krishtlindje në Tiranë”!

Gazetari i njohur Blendi Fevziu do të jetë pjesë e spektaklit “Krishtlindje në Tiranë”.

Lajmi është bërë i ditur nga producenti Sokol Guga me anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram, duke u shprehur i lumtur që do të ndajë skenën me Blendi Fevziun.

“Me gazetarin më të mirë dhe më të suksesshëm të ekraneve shqiptare. Me Blendi Fevziu do të jemi në një skenë në spektaklin “Krishtlindje në Tiranë” Faleminderit që i the “PO” ftesës sime”, ka shkruar ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sokol Guga (@gugaproduction)

Këtë herë do të kemi mundësinë ta shohim Blendin në një spektakël, ndryshe nga sa jemi mësuar.