Gati për hitin e radhës, Stresi shkakton kaos në qytet gjatë xhirimeve të klipit të ri

Me postimet e fundit në rrjetet sociale, reperi i njohur, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ka treguar për të gjithë fansat e tij se është duke xhiruar videoklipin e projektit të tij të ardhshëm muzikor.

Kësaj here Stresi do të vijë me një bashkëpunim, i cili do të titullohet “Gazin deri në fund”.

Ashtu siç kuptohet edhe nga videot që reperi ka ndarë në llogarinë e tij në “Instagram”, ky projekt i ka marrë kohë dhe shumë punë për të sjellë në fund një realizim sa më të mirë dhe që të bëjë vërtet bujë.

Nga radhët e gjata të makinave në videot e Stresit shihet dhe se si është krijuar trafiku duke krijuar kaos në qytet, megjithatë duket se reperi e ka të qartë se çfarë do të sjellë për audiencën kësaj here dhe ka vazhduar xhirimet deri në orët e mbrëmjes.

Kujtojmë se deri më tani Stresi ka sjellë një sërë projektesh muzikore që janë kthyer në hite, ndër to dhe kënga “Loco”, e cila prej disa javësh ka kryesuar top-listën në ‘My Music Award’ si kënga më e pëlqyer.

Sa i takon martesës me Kejsin, ata kanë lënë të kuptohet se janë bashkë duke kaluar çdo keqkuptim apo vështirësi.

Panoramaplus.al