Gati për fundin e “La Casa de Papel”, teoritë si mund të përfundojë seriali
“La Casa De Papel” (Money Heist) do të publikohet në dy pjesë, pjesa e parë do të dalë më 3 shtator dhe e dyta më 3 dhjetor, ka njoftuar më parë Netflix. Sipas platformës, pikërisht kur duket se asgjë tjetër nuk mund të shkojë keq, një armik del në skenë që është shumë më i fuqishëm se kushdo që janë përballur: us.htria. Fundi i gra.bitjes më të madhe në histori po afron dhe ajo që filloi si një grabitje do të kthehet në luftë.
Deri në publikimin e serive, fansat kanë shpalosur idetë e tyre për zhvillimin e ngjarjeve dhe këto janë 10 teoritë që qarkullojnë në internet, të cilat janë bindëse.
Profesori do të detyrohet të ma.shtrojë grupin. Sezoni 4 përfundoi me Alicia Sierra që ndjek profesorin dhe i drejton një ar.më. Askush nuk është i sigurt se cila është lëvizja tjetër pasi Sierra është një grua jashtëzakonisht h.akmarrëse, e zemëruar për mënyrën se si kanë shkuar ngjarjet.
Kjo ka bërë që disa të spekulojnë se Sierra do ta detyrojë Profesorin të kthehet me grupin, duke i mash.truar qëllimisht ata. Teksa disa mund të argumentojnë se Profesori nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë, siç ka thënë edhe Berlini, të gjithë mund të binden. Nëse siguria dhe liria e Lisbonës garantohen, është e mundur që Profesori të jetë i gatshëm të bëjë një marrëveshje.
Alicia nuk është shtatzënë. Alicia duket që është shtatzënë, por nuk merr asnjë nga masat paraprake që marrin zakonisht nënat shtatzëna. Ajo shpesh shfaqet duke pirë duhan, duke pirë kafe dhe duke ngrënë karamele.
Ky fëmijë është një lidhje e fortë me bashkëshortin e ndjerë, ndaj fansat mendojnë që ajo do të kujdesej për të nëse do të ishte vërtet shtatzënë. Ata mendojnë se ajo është shumë e aftë për të manipuluar të tjerët dhe po e trillon shtatzëninë për të ndikuar te ndjenjat e të tjerëve.
Gandia është ende gjallë. Gandia i shkaktoi shumë telashe ba.ndës kur zbërtheu pra.ngat dhe filloi një kundërsulm. Ai plagosi disa prej tyre dhe vrau Nairobi. Fansat mendojnë që kur Gandia u qëllu.a dhe ra përtokë, personazhet po festonin ardhjen e Lisbonës dhe nuk e kontrolluan vra.sjen e tij. Kamera nuk lëvizi mbi trupin e vd.ekur, ndaj shumë prej tyre mendojnë se që ai është ende gjallë.
Alicia bashkohet me bandën. Alicias nuk i pëlqen të keqt.rajtohet. Kur u publikua informacioni rreth tor.turës që përjetoi Rio, asaj iu bë presion për të marrë përgjegjësi personale për të ruajtur perceptimin e qeverisë. Fansat e kanë të vështirë të besojnë që Alicia do të kthehet dhe të ndihmojë njerëzit që i imponuan fajin.
Tatiana do të ndihmojë policinë. Në pjesët e përqendruara në të kaluarën, Berlini feston martesën me një grua të quajtur Tatiana. Ai ndan informacione me të dhe Profesori vazhdimisht e paralajmëron se sa me rr.ezik është një veprim i tillë. Tatiana mund të hyjë në lojë në të tashmen. Disa mendojnë se ajo do të ndihmojë po.licinë.
Tatiana do ta shpëtojë Profesorin. Nëse Tatiana nuk do të paraqitet për të ndihmuar po.licinë, atëherë mbase do të ndihmojë Profesorin. Sergio ka të ngjarë ta ketë konsideruar këtë fund dhe megjithëse nuk e kemi parë akoma, është e mundur që Tatiana të jetë disi e përfshirë me planin.
Tokio është e vetmja e mbijetuar. Tokio është ajo që tregon historinë, duke folur për ngjarjet në kohën e kaluar. Edhe pse seriali ka shumë personazhe, ajo është e vetmja që rrëfen ngjarjet. Atëherë lind pyetja, sipas fansave, pse është Tokio e vetmja që tregon historinë?
Tatiana dhe Alicia kanë lidhje me njëra-tjetrën. Ekziston një ngjashmëri e midis Tatianës dhe Alicias. Kjo ka bërë që shumë fansa të besojnë se janë i njëjti person. Por kjo teori ka disa mangësi, pasi nuk përputhet mosha dhe njohuritë për ngjarje dhe personazhe. Është më e mundshme që të kenë lidhje me njëra-tjetrën.
Banda do të hedhë drejt turmës copëza ari për të shpëtuar. Fansat mendojnë se banda po planifikon që të hedhë copëza ari drejt turmës. Pak a shumë si skena kur hedhin para në rrugë.
Lisbona do të vritet nga policia. Kur Profesori ishte i ri, babai i tij u qëllua nga poli.cia teksa dilte nga një gra.bitje. Kjo bëri që ai të jetonte një jetë të izoluar me pak lidhje teksa planifikonte gra.bitjen e Royal Mint në nder të të atit. Por tani, ai ka thyer rregullin numër 1 dhe ka formuar një lidhje me Raquel. Ka të ngjarë që Lisbona të vr.itet dhe kjo ngjarje ta kthente Profesorin sërish te jeta e izoluar.
Për sa i përket sezonit të pestë, “Kur filluam të shkruajmë pjesën e 5-të në mes të pandemisë, ne menduam se duhej të ndryshonim atë që pritej nga sezoni me 10 episode dhe përdorëm çdo mjet që mundëm për të krijuar ndjesinë e një finaleje të sezonit ose finaleje të serialit,” tha Álex Pina, krijuesi i “La Casa De Papel”.
“Ne vendosëm të punojmë në një zhanër jashtëzakonisht agresiv”. Krijuesi u shpreh se në pjesën e dytë të sezonit të pestë, janë përqendruar më shumë te situata emocionale e personazheve. “Është një udhëtim në hartën e tyre emocionale që na lidh drejtpërdrejt me largimin e tyre”, tha ai. /topalbaniaradio.com