Gati bashkëpunimi me Jay Santos, Luana Vjollca zbulon titullin dhe datën e publikimit

Disa javë më parë, Luana Vjollca paralajmëroi bashkëpunimin me këngëtarin e njohur latin, Jay Santos.

Edhe pse Luana ka zbuluar disa foto me pamjen e saj, nuk bëhej e ditur për më shumë detaje.

Pak orë më parë, bukuroshja bjonde ka zbuluar përmes një postimi në Instagram, titullin e këngës dhe datën e publikimit.

“Locos” është titulli i këngës së re, videoklipi i të cilës pritet të dalë të premten, më 14 gusht.

“Kush është gati? Ruajeni datën!”, shkruan në rrjetin social Luana.

View this post on Instagram

#LOCOS !!! 🔥🔥🔥 Who is ready? SAVE THE DATE! 💣

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

Kujtojmë se ky nuk është bashkëpunimi i parë muzikor ndërkombëtar për Luana Vjollcën, pasi një vit më parë ajo realizoi këngën “Yalla Habibi” me australianin Faydee.