Gashi flet për Ava Max: “Askush nuk e njihte, unë isha i pari që e ndihmoi”

Gashi është një ndër artistët me origjinë shqiptare, që po arrin majat e suksesit në botë. Bashkëpunimet dhe këngët e tij renditen në krye të klasifikimeve, por ai nuk harron asnjëherë të kthejë kokën pas nga origjina. I ftuar në “Ditë e Re” me Arjola Shehun, ai ka folur për rrugëtimin e prindërve të tij për të shkuar në Amerikë. Gashi ka treguar se prindërit e tij janë nga Kosova, babai nga Drenica dhe mamaja nga Mitrovica.

Ndër të tjera, ai ka folur dhe për artistët shqiptarë, ku ka përmendur rastin e Ava Max, me të cilën ka dhe një bashkëpunim. Gashi shprehet se ka qenë ai i pari që e ka ndihmuar të futet në botën e muzikës:

“Unë isha i pari artist që ndihmova Ava Max, sepse askush nuk e njihte. Unë jam artisti i parë me të cilin Ava punoi. Ne bëmë tre këngë së bashku në shtëpinë e saj. Jam mik me vëllain e saj. Ajo ishte një vajzë e vogël që po përpiqej të bëhej një popstar dhe askush nuk besonte tek ajo. I thoja njerëzve që ajo do jetë një popstar, përpiqesha t’i thoja që ajo do të bëhet e madhe në muzikë. Shikojeni pak tani… ju thashë! Më pëlqen shumë kur ndihmoj njerëz dhe ata bëhen dikushi. Sidomos kur janë shqiptarë.”

Gashi ka shprehur gjithashtu dëshirën për një këngë me Dua Lipan, ndërkohë që pas “That’s mine” me Ledrin, planifikon të bashkëpunojë dhe me artistë të tjerë nga Kosova.

News31