Gashi del me fustan në klip, kompania heq dorë nga financimi
Këngëtari shqiptar me famë botërore Gashi ka reaguar ashpër ndaj një kompanie që hoqi dorë nga financimi i një videoklip sepse ai u shfaq i veshur me fustan.
Sipas këngëtarit, kompania hoqi dorë në sekondën e fundit sepse veshja e një burri me fustan bie ndesh me bindjet e tyre.
Gashi u shpreh se është i zhgënjyer nga ky vendim pasi sipas tij, çdokush duhet të bëjë atë që dëshiron për sa kohë nuk lëndon njerëz të tjerë.
“Më lejoni t’ju tregoj një histori të shkurtër për këtë video …. Këtë video supozohej që një kompani do ta financonte për të më ndihmuar që ta përfundoja atë, por për shkak se vesha një fustan ata u tërhoqën nga marrëveshja në sekondën e fundit sepse mendojnë se një burrë i veshur me një fustan bie ndesh me bindjet e tyre si kompani ….
Imagjinoni këtë në vitin 2020, kjo botë është një mbeturinë. Mendoj se çdokush/artisti duhet të jetë në gjendje të bëjë atë që dëshiron, për sa kohë që nuk lëndojnë askënd. Jam shumë i zhgënjyer dhe do t’i bëja tag ata, por 2020 ka mjaft në vazhdim, kështu që po i lë,”– shkroi ai.
/Panoramaplus.al