Garë “kokë më kokë” me policinë, arrestohet pasi kaloi disa postblloqe 24-vjeçari shqiptar në Itali
Një 24-vjeçar shqiptar ka bërë “garë” me disa makina policie, pasi refuzoi që t’i ndalonte postbllokut të parë.
Ngjarja ka ndodhur në Itali, ku i riu ka tentuar që të largohet me shpejtësi me mjetin e tij, duke rrezikuar si forcat e policisë ashtu edhe shoferët e tjera që udhëtonin në atë aks.
Pasi ka kaluar disa postblloqe, më në fund i riu është vënë në pranga dhe është dërguar në komisariat për verifikim.