Gardëroba mijëra Euro e Getoar Selimit

Një nga reperat që shpenzon shumë për veshjen e tij mesa duket është Getor Selimi. Në ceremoninë e martesës me prezantuesen Marina Vjollca ai u pa me një palë këpucë në ngjyrë vishnjë e të zezë, Dandelion Patent Degrade nga Louboutin që kishin vlerën 675 Euro. Xhaketa e kostumit Philipp Plein kushtoi 1 598 Euro, kurse pantallonat 598 Euro. Veshjet dhe aksesorët e shtrenjtë të Getoarit i shohim jo vetëm në klipet e tij, por edhe në përditshmëri. Zinxhiri i tij Versace Medusa Triple ka vlerën 1600 Euro. Në një nga klipet e tij reperi ra në sy me pallton e tij në stil barok me kapele, nga Versace që kushton 1995 Euro. Përveç Versaçes ai njiihet si adhurues i Givenchy, dhe këmisha që mban e kësaj marke kushton 829 Euro. E në këtë stinë të ftohtë bëri bujë me xhupin DSquared me vlerë 1650 Euro. Në klipin “Bisha me dy Koka” shfaqet me një këmishë kuq e zi të markës Valentino, e llojit Buffalo që kushton 1659 Euro. E nëse klipit MMV, spikati me një veshje të Givenchy-t në vlerë 675 Euro, dhe këpucët 575 Euro.