Ganiu “thumbon” Luizin: 3 ditë gënjen e pastaj…
Gani Gërmia duket se është një ndër personazhet më të pëlqyer të këtij edicioni të dytë të spektaklit televiziv “BBVK”.
Edhe pse ka vetëm 4 ditë që ka nisur lojën, duket se ai i ka fituar “zemrat” e shikuesve.
Ndërsa shumë i krahasojnë strategjitë e tij me ato të fituesit të edicionit të dytë të “BBV”, Luiz Ejlli, në “prime-in” e djeshëm, ai është shprehur se nuk bën kurrsesi një lojë të tillë, që 3 ditë gënjen e të tjerat ndryshon, duke ironizuar Ejllin.
“Kam për t’i treguar Big Brother-ave të kaluar që nuk jam me rrejt ditë 3 e ditën e 7 ditët e tjera me fol e më bo si i depresionu”, tha ai.
Ora News