Gangsterja e Elbasanit, Trejsi Sejdini heq dorë nga imazhi i vajzës së keqe
Trejsi Sejdini është 18-vjeçarja nga Elbasani që u shpall më e bukura në garën e “Miss Universe Albania” në Tiranë. Duket e fortë, e sigurt e pathyeshme, ndërkohë që fitorja e saj u pasua me nofkën e vajzës së keqe. Njihej si “gangsterja e Elbasanit” para se të rrëmbente kurorën e më të bukurës që përfaqëson Shqipërinë në garën ndërkombëtare, duke ndryshuar kështu stereotipin për miss-et. Trejsi bie në sy për gjatësinë 1 82 m, dhe përshkruhej në këtë garë si adoloshentja energjike dhe që ka pasion modelingun. Por pasi fitoi “Miss Universe” duket se Trejsi ka vendosur të ndryshojë. Ajo ka realizuar një set fotosh verore ku në vend që të shihni “vajzën e prapë” dhe të hedhur, do të shihni atë sensuale dhe gjithë klas. Të ketë ndryshuar vallë, apo ky është vetëm efekti i fotove artistike? Ndërkaq e pyetur nga “Panorama Plus” se se ndihet për faktin se të gjithë e njohin si “gangsterja e Elbasanit”, ajo është përgjigjur: “Gabimet në adoleshencë mund t’i ndodhin çdo njeriu. Rëndësi ka që gjëra të tilla mos të përsëriten më, dhe të kem një imazh sa më të pastër, që bota jashtë të më njohë për këtë që jam. Dua të njihem si vajza që përfaqëson ashtu siç duhet Shqipërinë në botë”. Në lidhje me peshën e kurorës së “Miss uNiverse” që mban në kokë ajo përgjigjet: “Kurora e “Miss Universe” ka një peshë të madhe për mua, që gjithashtu më rrit edhe përgjegjësinë para vetes dhe publikut. E lë tek koka e krevatit që ta shikoj çdo mëngjes kur zgjohem”. Në lidhje me natyrën e saj si femër, ajo lë të kuptohet se, “do mundohem të nxjerr në pah sharmin, elegancën, klasin tim. Pra të përfaqësoj “femrën” në plot kuptimin e fjalës”./Panorama Plus