Gangsterja e Elbasanit heq dorë nga skandalet, tani konkurrente në “Miss Universe”

Vajza simpatike më e komentuar së fundi e rrjeteve sociale, Trejsi Sejdini do të konkurrojë në garën e “Miss Universe Albania 2016”. Duket se 16 vjeçarja simpatike ka hequr dorë nga skandalet publike për të garuar mes vajzave të bukura, që aspirojnë fitoren e triumfueses, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në botë. Me mentore Vivian Canaj, Trejsi bie në sy për gjatësinë 182 cm, ndërsa peshon 65 kg. Në përshkrimin e saj si pjesëmarrëse revista “VIP” shkruan: “Trejsi është një adoloshente energjike dhe ka pasion modelingun. Ajo është konfidente, ka besim tek vetja, gjë që vihet re nga lirshmëria që e karakterizon para aparatit fotografik./Story.al/