Gabriel Garko i shpërfytyruar: “Kam bërë disa ndërhyrje në fytyrë”

Pamja e seks simbolit italian, Gabriel Garko, ka ndezur polemika. Së fundmi në një shfaqje publike ai dukej komplet i shpërfytyruar. Kaq ka mjaftuar që fansat t’i drejtohen me pyetje për të gjetur një shpjegim për gjendjen e tij fizike.”Kam bërë disa ndërhyrje në fytyrë dhe këto janë enjtjet e mbetura, por po e marr veten. Së shpejti do të jem në formë sërish”, u shpreh Gabriel. Kjo nuk është hera e parë që Gabriel shfaqet i transformuar nga ndërhyrjet për të mbetur i ti.