Gabriel Garko bëhet shqiptar, në rolin e Bujarit nga Lazarati në filmin e ri “Lazarat Burning”

Sex-simboli i kinemasë italiane Gabriel Garko ndodhet këto ditë në Shqipëri, kësaj here për një projekt të ri kinematografik. Ai ka pranuar të luajë rolin e një shqiptari nga Lazarati, që mban emrin Bujar në filmin “Lazarat Burning”, një produksion i “Mercury Films”. Kjo është hera e tretë që Garko viziton Shqipërinë brenda një viti. 42 vjeçari i famshëm, pasi u ftua të takonte fansat në një nga club-et e natës në Tiranë, vitin e kaluar ishte kryetar jurie i spektaklit të bukurisë “Miss Universe”, që u organizua në Pallatin e Kongreseve.