“Gabimi më i keq i jetës sime”, Shakira fajëson vjehrrën e saj për vendimin e tmerrshëm
Disa nga vendimet e Shakirës nuk kanë qenë më të mirat në në të kaluarën. Madje, një prej tyre këngëtarja e konsideron si të tmerrshëm dhe është ndikuar nga vjehrra e saj për t’a ndërmarrë.
Gjatë intervistës së saj për “British Vogue’s Life in Looks” ku ka komentuar disa nga veshjet dhe look-et e saj ndër vite, 44-vjeçarja u ndal te nje foto e vitit 2012 që nuk i pëlqen aspak. “E tmerrshme”, tha Shakira kur pa fotografinë ku shfaqej me flokë të shkurtra. Për këtë look këngëtarja “fajësoi” vjehrrën e saj.
“Ajo më tha, ‘pse nuk i pret flokët? Të janë dëmtuar’. Gabimi më i keq i jetës sime”, tha Shakira duke qeshur, dhe më pas u kthye nga kamera duke iu drejtuar virtualisht nënës së Gerald Pique: “Nuk do të marr këshilla bukurie më nga ti”. /News31