Gabimi i revistës së njohur, i ngatërron foton modeles me ngjyrë
Një revistë australiane u detyra të kërkonte ndjesë pasi kishte publikuar padashur një histori mbi një modele me ngjyrë me foton e nje gruaje tjetër.
Modelja Sudaneze-Australiane Adut Akech tha se ishte prekur shumë nga gabimi i Revistës WHO. Australia sipas saj “ka ende shumë punë për të bërë”.
Drejtuesit e revistës u shfajësuan duke thënë se foton ua ka dërguar gabim agjensia që organizoi internvistën. Akech rrëfente aty sesi ishte larguar nga Sudani i Jugut drejt Kenias ku kishte qëndruar në kushte të vështira një kamp refugjatësh përpara se të kërkonte azil në Australi në 2008-tën.
Vajza konsideron se gabimi i revistës nuk është nga ato që mund të anashkalohen lehtë, e kjo për faktin se në intervistë kishte folur pikërisht për mënyrën sesi njerëzit i shohin refugjatët.
Akech e quajti incidentin “një thirrje zgjimi për të gjithë personat e përfshirë në këtë industri”, dhe nuk pranoi ta kalonte në heshtje, pavarësisht se edhe agjensia përgjegjëse OPR këmbënguli të sqaronte se bëhej fjalë për një keqkuptim administrativ dhe të paqëllimtë.
Top Channel