
Gabimet drejtshkrimore në dorëheqjen e Ardi Veliut, letra bëhet virale në rrjet
Kryeministri Rama njoftoi pasditen e djeshme dorëheqjen nga detyra të Drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Në letrën e dorëheqjes Veliu shkroi se ndihet i nderuar që shërbeu si drejtor i Policisë së Shtetit ndërsa theksoi se motivi i largimit të tij ishte përkushtimi ndaj familjes, të cilës Veliu thotë se i ka munguar në këto 4 vite.
Por, më shumë se sa dorëheqja vëmendjen e kam marrë fakti që letra është shkruar me shumë gabime drejtshkrimore.
Sikurse shohim më poshtë në të tre paragrafët e letrës, mungon shkronja “ë” dhe shumë fjalë janë të shkruara gabim./Opinion.al