G7, në samit edhe zonjat e para/ Melania Trump dhe Brigitte Macron në qendër të vëmendjes
Zonjat e para Melania Trump, Brigitte Macron dhe gratë e disa liderëve të tjerë pjesëmarrës ose të ftuar të samitit të G7-tës, kishin një detyrë shumë më të lehtë se ajo e bashkëshortëve të tyre të zënë me zgjidhje problemesh globale.
Të mbledhura bashkë, ato kanë marrë pjesë në një demonstrim shpëtimi dhe një seance surf-i në plazhin Côte des Basques në Biarritz, në Francën perëndimore, ku zhvilloi punimet takimi i vendeve më të fuqishme të botës.
Bashkëshortet e liderëve botërorë udhëtuan më pas në fshatin Epselette, ku i prisnin për darkë në Villa Arnaga-n, e ndërtuar nga autori i “Cyrano de Bergerac”, Edmond Rostand . Ndërsa vizitonin zonën me një panoramë të mrekullueshme, Melania Trump e Brigitte Macron iu bashkua dhe Akie Abe, gruaja e kryeministrit të Japonisë, Jenny Morrison, e shoqja e kryeministrit australian, zonja e parë e Kilit, Cecilia Morel dhe Malgorzata Tusk, bashkëshortja e presidentit të Këshillit Europian, të cilat u gostitën me ushqime nga më të mirat e verë të përzgjedhur, një valle tradicionale në kopsht, si dhe një performancë muzikore në kishën e Shën Etienne.
Në kremtime mungoi Carrie Symonds, e dashura e kryeministri britanik Boris Johnson, e cila sipas Daily Mail nuk udhëtoi me të për shkak të angazhimeve në punë.
Top Channel