G Bani: Kam dashnore majtas e djathtas, do martohem kur të gjej të duhurën!
Bani ka habitur me deklaratën e tij. I pyetur nga moderatori Ronaldo Sharka se çfarë po ndodh me jetën e tij, ai tha se është ende beqar dhe nuk ka nevojë të martohet pasi ka shumë dashnore.
“Beqar jam. Shyqyr Zotit dashnore majtas, djathtas kam. Nuk e ndjej nevojën për të krijuar një familje vetëm për arsyen që të krijoj familje.
Nuk është se jeta më dha princeshën dhe nuk e mora, nuk e konsideroj veten princ, po konsideroj që meritoj të krijoj familje me dikë që do jetë njeriu i duhur“.