“Futi gjuhën deri në fytin tim, e kafshova derisa e gjakosa”, në prag të zgjedhjeve presidenciale ish-modelja ngre akuza për abuzim seksual ndaj Donald Trump

Përmes një interviste ekskluzive, Amy Dorris pretendoi se Trump e sulmoi atë jashtë banjës në zonën VIP në turneun e Nju Jork më 5 shtator 1997.

Akuzat për abuzim seksual ndaj Presidentit amerikan Donald Trump nuk kanë të sosur, ku vetëm pak javë para zgjedhjeve presidenciale një ish-modele ka dalë në publik për të akuzuar Donald Trump për një sulm seksual të bërë ndaj saj në turneun e tenisit US Open më shumë se dy dekada më parë.

Siç shkruajnë mediet e huaja para 20 vitesh ka ndodhur një incident siç pretendon ajo që është ndjerë e “sëmurë” dhe “e dhunuar”. Përmes një interviste ekskluzive, Amy Dorris pretendoi se Trump e sulmoi atë jashtë banjës në zonën VIP në turneun e Nju Jork më 5 shtator 1997.

Dorris, e cila ishte 24 vjeç në atë kohë, akuzon Trump se e ka sulmuar atë seksualisht duke iu imponuar me gjeste dhe fjalë. Detajet që ajo përmend në intervistën me The Guardian janë eksplicite.

“Mendova se po priste të shkonte në tualet, por jo ai po më priste mua.”– tregon ajo.

“Ai thjesht futi gjuhën deri në fytin tim dhe unë e shtyja gjatë gjithë kohës. Ai më tërhoqi edhe më fort pas vetes, më kapi gjinjtë, shpinën dhe gjithçka. Isha në kthetrat e tij dhe s`lëvizja dot. E kafshova aq fort pastaj që të largohej prej meje sa mendoj se ia kam gjakosur gjuhën.”– tregon Dorris.

Më tej ajo thotë se kishte shkuar në tualet për të rregulluar lentet e kontaktit, por aty e priste Trump. Nëpërmjet avokatëve të tij, Trump mohoi në termat më të fortë të mundshëm që të ketë ngacmuar, abuzuar ose është sjellë në mënyrë jo të duhur ndaj Dorris.

Burimi: TheGuardian

A.C/Dosja.al