Futbollisti shqiptar së shpejti baba, por e dashura kroate as që ka plane për martesë
PANORAMAPLUS/ E dashura e futbollistit të Kosovës, Lirim Kastrati, kroatja Anxhela Shimac është shprehur se nuk ka plane për martesë ndërkohë që janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Në një intervistë me median kroate RTL exkluziv ajo foli për shtatzaninë dhe për mungesën e komunikimit me prindërit e sulmuesit nga Kamenica të cilët jetojnë në Kosovë. Gjithashtu rrëfeu edhe për jetën në Varshavë atje ku u transferua edhe sulmuesi shqiptar muajin e kaluar.
“Epo, duhet të jem e sinqertë, reagimi im i parë nuk ishte aq i gëzueshëm, u trondita sepse nga njëra anë nuk e kisha në plan të bëja një fëmijë kaq shpejt, por me kalimin e kohës tani e shoh si gjë pozitive”, tha modelja kroate.
Për të kjo periudhë nuk ka qenë shumë e lehtë.
“Ishte vërtet e vështirë për mua. Kisha shumë emocione të përziera që i kam ende sot. Shpresoj që të përfundojë kjo situatë sa më shpejt, por është ende e vështirë për mua. Më lehtë për Lirimin, por në rastin tim nuk është kështu”, ka thënë Shimac.
Përsa i përket planeve për martesën ka treguar se pavarësisht dëshirës së të dashurit ajo nuk e mendon një hap të tillë për momëntin.
“Ai do të donte të martoheshim, por sinqerisht më duhet të them që nuk jam për martesë. Ne jetojmë së bashku për një kohë të gjatë dhe mendoj se martesa nuk do të ndryshojë asgjë, por ndoshta një ditë… momentalisht nuk e planifikoj. Nuk është as dëshirë dhe as përparësi për mua. Kështu e shikoj jetën tonë ne jemi si të martuar”, ka folur Anxhela Shimac.
Shimac ka thënë se flet shumë rrallë me familjen e Kastratit, të cilët jetojnë në fshatin Hogosht të Kamenicës.
“Ai është disi më i lidhur me prindërit e mi sesa unë me prindërit e tij. Unë nuk e flas gjuhën shqipe dhe kësisoj është shumë më e vështirë për mua të komunikoj me ta”, tha modelja për RTL të Kroacisë