Futbollisti shqiptar dhunon të dashurën dhe e nxjerr nga shtëpia vetëm me rrobat e trupit

TURQI– Sulmuesi i Fenerbahçes, Mërgim Berisha dyshohet se ka rrahur të dashurën e saj Vesa Vllasaliu dhe i ka konfiskuar sendet në rezidencën ku jetonin së bashku në Ümraniye. Gjykata ka marrë vendim dhe kërkon që Berisha t’i qëndrojë larg të dashurës së tij, në të kundërt do ta mbyllë pas hekurave për 30 ditë. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri në çift dhe Berisha ka goditur të dashurën e tij e madje e ka përzënë nga shtëpia.

Cnn turk shkruan se futbollisti shqiptar nuk e ka lënë Vesën që të marrë sendet e saj, por madje ia ka mbajtur ato nën argumetin se ai ia kishte blerë. Në dosje thuhet se Berisha ka kryer veprën e “plaçkitjes” duke mos i dhënë sendet e Vllasalit. Tashmë Gjykata kërkon që Berisha të mos bëjë sjellje që përfshijnë dhunë, kërcënime, fyerje, poshtërime për 2 muaj, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Familjes dhe Parandalimin e Dhuna Kundër Grave’. Nga gjykata u vendos gjithashtu që Berisha të mos afrohej për 2 muaj në banesën dhe vendin e punës së Vllasaliut.

Vllasaliu dhe Berisha jetojnë së bashku që nga shtatori i vitit 2021 dhe planifikonin të martoheshin muajin e ardhshëm.