Futbollisti i njohur shqiptar bëhet baba për herë të dytë: I lumtur t’ju tregoj djalin tim!

Futbollisti i njohur shqiptar, Shkodran Mustafi, ka zbuluar pak minuta më parë se ai dhe gruaja e tij ,Vjosa Kaba janë bërë prindër për herë të dytë. Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ku tregon edhe imazhin e vogëlushit. “Jam shumë i lumtur t’ju tregoj për ardhjen në jetë të djalit tonë. Është gjithmonë kënaqësi të mirëpresësh pjesëtarë të rinj në familje!”, shkruan Mustafi, sipas Who. Futbollisti i Arsenalit u bë baba për herë të parë në korrik të 2017 me një vogëlushe, të quajtur Noemi.