Futbollisti i Manchester City i propozon të dashurës me një unazë me vlerë 470,000 euro
Ylli i Manchester City, Riyad Mahrez po kalon pushimet në Greqi, aty ku propozoi dhe të dashurën e tij, Taylor Ward, me një unazë diamanti të personalizuar, me vlerë rreth 470,000 euro.
Taylor Ward është vajza e ish-futbollistit të Norwich City dhe Sheffield United, Ashley Ward.
Në një postim në rrjetet sociale, Riyad Mahrez postoi disa foto me të fejuarën e tij ku shruante:
“Jam shumë i lumtur për gjithçka. Ti je më e mira, je ajo që më duhet përgjithmonë në jetën time.”
View this post on Instagram
Nga ana tjetër, Taylor gjithashtu ndau fotot e tyre në Instagram, me një përshkrim:
“Nuk ka askënd tjetër me të cilin do të preferoja të jetoja. Mezi pres të plakemi së bashku. Të dua”.
View this post on Instagram
Mahrez më parë ishte martuar për gjashtë vjet me ish-modelen Rita Johal, me të cilën ka dy vajza.