Futbollisti i Kombëtares shqiptare bëhet baba për herë të dytë
Një lajm i bukur vjen për një nga futbollistët e Kombëtares shqiptare.
Berat Gjimshiti ka munguar në stërvitjen e radhës në stadiumin “Air Albania”, në vendin ku do të zhvillohet ndeshja e ardhshme e përfaqësueses, e vlefshme për “Euro 2024”, më 17 qershor. Raportohet se Gjimshiti është bërë baba për herë të dytë.
Gjimshiti është bërë me vajzë të cilës i ka vendosur emrin Adria Jela. Kujtojmë që ai është baba edhe i një djali.