Futbollisti anglez lë Crystal Palace për pornon, pastaj pendohet: “Mendoja se do të ishte më mirë…”

Damian Oliver ishte një talent i moshave të Crystal Palace derisa pati disa probleme me drejtësinë dhe u arrestua. Një eksperiencë që e largoi nga sporti dhe e afroi me pornografinë. Megjithatë, në një podcast, ish-futbollisti shpjegoi se jo gjithçka që shkëlqen është flori.

“Filmimet e para ishin të tmerrshme,” tha Oliver në podcastin Anything Goes with James English -. Duke qenë skena ime e parë, ishte goxha e frikshme, më duhej të zhvishesha para kameramanit, një irlandez i madh tullac që me tha të filloja të merresha me punë”. Situata degjeneroi shpejt: “Ishte si një dysheme laminat, isha i zhveshur, i djersitur dhe rrëshqisja në djersën time. Duhej të vazhdonim të prisnim, por unë vazhdoja të rrëshqisja në dysheme dhe ata duhej ta pastronin. Unë isha thjesht një rrëmujë pikuese”.

Një “dorë” ndihmë i erdhi nga kolegia më me përvojë: “Presioni i situatës më bëri që të mos mund të bëja atë që mendoja se ishte krejtësisht normale, por për fat kolegia ime ishte e sjellshme e disponibël dhe gjërat më pas u qetësuan”. Ajo që supozohej të ishte një përvojë unike për të fituar disa para, u shndërrua në punë kur filloi një lidhje me pornostaren Sophie Anderson.

Damian Oliver ishte i suksesshëm me femrat dhe rrjedhimisht i lindi ideja për të provuar një përvojë në pornografi: “Unë isha futbollist dhe flija me shumë femra. Njerëzit më thoshin ‘mund të paguhesh për këtë!’, dhe kështu ndodhi”.

Së fundi, një keqardhje e vogël që nuk vazhdoi të luante futboll: “Nëse do të kisha qëndruar te Crystal Palace, do të kisha bërë shumë më tepër para duke luajtur futboll. Isha i përkushtuar, ndoshta mund të kisha shkuar diku tjetër. Isha mirë në të dyja, por mendoja se të isha një yll porno do të ishte po aq mirë. Por nuk është ashtu si mendojnë njerëzit…”.