Futbollisti Andi Lila i Kombëtares baba për herë të dytë, vjen në jetë Axa

Andi Lila është bërë baba për herë të dytë dhe në jetë ka ardhur vajza e tij, emri i së cilës sipas burimeve Who, është Axa. Pas ndeshjes së djeshme ai ka marrë leje dhe është nisur për në Janinë tek bashkëshortja. Së bashku, më të lumtur se kurrë, çifti ka mirëpritur pjesëtaren më të re të familjes. Vetë Andi ka publikuar pak orë më parë një foto të djalit të tij 5 vjeç me tullumbace në dorë. I vogli Ayan ka shkuar të vizitojë motrën e tij dhe duket shumë i lumtur.