“Futbollistët amatorë në seks me gratë e tyre”, Erjona Sulejmani në Tiranë për t’i nxjerrë bojën ish-burrit

Erjona Sulejmani do të jetë e ftuar sonte në orën 21.00 në “Top Show Mag”, ku pritet të sqarojë një herë e mirë deklaratën e famshme se: “Futbollistët janë amatorë në seks me gratë e tyre”. Gazetari dhe opinionisti i “Top Show”, Ervin Kurti ka bërë një postim ku zbulon se çfarë do të tregojë ajo më shumë për divorcin e bujshëm nga futbollisti Blerim Xhemaili. “Çfarë sekretesh do të përmbajë libri përmes të cilit ajo do “shpartallojë” botën e futbollit? Intervistë ekskluzive për “Top show mag”, cilësuar nga GQ Italia si WAGS-i më seksi në continent”, shkruan Kurti në postimin e tij. Mesa duket Erjona do t’i nxjerrë bojën sonte ish-burrit, me të cilin u martua në verën e vitit 2015. Lajmi u divorcit u publikua fillimisht nga mediat zvicerane dhe ato italiane. Sipas tyre Erjona i përket së kaluarës tashmë për Xhemailin, ndërsa avokatja italiane e Xhemailit, Daniela Missaglia, njoftoi se klienti i saj kishte nisur proceduarat e divorcit për shkak të një krize që po kalonin në marrëdhënien e tyre. “Xhemaili akuzon gruan e tij për përdorimin pa kriter të mbiemrit të tij, si pjesë e punës së saj në modelim dhe prezantim. Ai la të drejtën për të mbrojtur integritetin dhe privatësinë e tij”, thuhej në një deklaratë të lëshuar nga avokatja. Para pak kohësh Erjona Sulejmani dha një intervistë, ku foli për marrëdhënien me bashkëshortin e saj, ndërsa u shpreh se futbollistët nuk janë partnerë shumë të përkushtuar dhe në seks nuk janë shumë të mirë. Le të presim se ç’do të rrëfejë më shumë sot në Tiranë. /Story.al/