”Fustanin e kemi”/ Marsela Çibukaj tregon planet për martesë me Vitmar Bashën, këngëtarja: Të heqim pjesë e pandemisë dhe kur të…

Marsela ka treguar se fustanin e ka gati, vetëm mjafton që të largohet pandemia në mënyrë që të planifikojë një dasëm të mirëfilltë.

Këngëtarja Marsela Çibukaj në një intervistë të shkurtër për ABC News zbuloi disa nga planet e saj më të afërta në muzikë si edhe tregoi më shumë për idetë që ka për martesë, pas përfundimit të pandemisë.

Marsela ka treguar se fustanin e ka gati, vetëm mjafton që të largohet pandemia në mënyrë që të planifikojë një dasëm të mirëfilltë.

”Fustanin e kemi, celebrimin mediatik e kemi bërë. Të heqim pjesë e pandemisë dhe kur të fillojnë dasmat e mirëfillta do e planifikojmë”, thotë këngëtarja.

Kujtojmë se Marsela është në një idhje dashurie me këngëtarin Vitmar Basha. U desh koncerti i Ermal Metës në Pallatin e Kongreseve që çifti të konfirmonte romancën e tyre aty ku nuk ndalonin në përqafimet që i jepnin njëri-tjetrit.

(A.B)/Dosja.al