
Fustani ‘tradhëton’ Rita Orën, i dalin të brendshmet në eventin e rëndësishëm (Foto)
Jo gjithnjë artistët e famshëm botërorë ‘shkëlqejnë’ në evente të rëndësishme. Kështu ka ndodhur edhe me këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.
Ajo ka qenë e ftuar në festimet e ‘Cartier London’ dhe e veshur me një fustan të kuq, të çarë deri tek kofshët. Por veshja e ka lënë në ‘baltë’ këngëtaren, sepse nga e çara e janë eskpozuar të brendshmet e bardha.
Megjithëse fustani i kuq dhe aksesori që kishte vënë në kokë, binin mjaft në sy, gjithë vëmendjen e mori ‘incidenti’ që i ndodhi.