Fustani i Nicola Peltz ngjason me ‘një vepër arti’!
Më 9 prill, Nicola Peltz u martua me Brooklyn Beckham në shtëpinë e familjes së saj në Palm Beach, teksa zgjodhi të vishej me fustanin e dizenjuar nga Valentino Haute Couture.
Stilistja e Peltz, Leslie Fremar, thotë se fustani i saj ishte më i bukuri që ajo ka parë ndonjëherë. Thënë kjo nga Fremar, e cila ka punuar me yje si Demi Moore, Julianne Moore dhe Charlize Theron, merr tjetër vlerë, “Thënë nga Leslie, kjo është e pabesueshme”, u shpreh nusja për Vogue, disa ditë para se të thoshte “Po pranoj”.
Fustani i dasmës me porosi të Peltz u realizua pas një viti bisedimesh me ekipin e drejtorit krijues të Valentino, Pierpaolo Piccioli. Ata madje udhëtuan në Miami për t’u siguruar që çdo detaj të ishte ashtu siç duhej për ditën e madhe. “Ishte eksperienca më e mirë e modës”, tha Fremar për të gjithë elementet e zgjedhjes, që nga skica, pëlhura dhe qëndisje të ndryshme, të cilat krijuan fustanin e ëndrrave të Nicola-s.
“Thjeshtësia e fustanit ishte madhështore. Ata shtuan dantella franceze në doreza të punuar me dorë dhe një vello të hollë, të cilat e bënë fustanin të ngjasonte me “një vepër arti”, shtoi më tej Fremar për Vogue.
Bordo