Fustani i dasmës së Dianës sërish në qendër të vëmendjes: Nga sot, blini biletën dhe mund ta shikoni nga afër

Ditën e sotme në Kensington Palace, do të hapet një ekspozitë me veshje mbretërore që ka në qendër promovimin e stilistëve dhe detajet e bashkëpunimeve të tyre me mbretërorët. Vizitorët do kenë mundësinë të shohin nga afër ndër të tjera edhe fustanin e Princeshë Dianës, i cili kishte 25 vite pa u parë më në publik. Çdo detaj të tij përfshirë edhe vellon më shumë se 7 metër të gjatë që bëri botën të mahnitej më 1981-in, do e shikojnë ata që kanë mundësinë për të marrë një biletë.

Ekspozita do të quhet “Royal Style in the Making”, dhe do tregojë me detaje çdo detaj të punës së stilistëve me mbretërorët.

Ndër veshjet që do tregohen do të jenë edhe disa të mbretëreshës, duke përfshirë fustanin e veshur prej saj në kurorëzim.

Në mure do ketë fotografi të papublikuara më parë dhe objekte që mbajnë histori./revistawho.com