“Fustani” hit në Zvicër, Elvana Gjata godet çift me Capital T
Dy ditë më parë Elvana Gjata dhe Capital T publikuan bashkëpunimin e dytë mes tyre, “Fustani”. Duke qenë se kënga e parë që kanë realizuar bashkë “Lejla” u prit shumë mirë, dihej se dhe këtë herë këngëtarët do arrinin të përmbushnin pritshmërinë e publikut. Brenda një kohe kaq të shkurtër kënga ka kapur më shumë se 1 milion klikime në ‘Youtube’ dhe duket se do të vazhdojë ende me të tilla ritme. Suksesi i këngës ka arritur deri në Zvicër, sepse tashmë renditet ndër këngët më të pëlqyera atje.
Elvana ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi në të cilën tregon se “Fustani” është në vendin e parë të këngëve trend në ‘Youtube’ në Zvicër, shkruan Who. Për këtë gjë këngëtarja ka falenderuar publikisht të gjithë ata që kanë mbështetur atë dhe këngën e saj. Ditën e djeshme Elvana dhe Capital T u ngjitën edhe në skenën e “Alba Festival” dhe aty i gjithë publiku këndoi njëzëri këngën e tyre, duke treguar se tashmë është kthyer në një hit.