Fustani 3000€ që Lori Hoxha e veshi në dasmën VIP, u pa në tapetin e kuq të AMA-s
Lori Hoxha shkëlqeu në dasmën e Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut në 1 shtator në “Pallatin e Brigadave” në Tiranë. Fustani që trashëgimtarja gjithë klas e “Top Media” veshi në darkën e celebrimit të çiftit të njohur, ishte veshur nga një personazh i njohur në parakalimet e VIP-ave në AMA. Fustani nga Alessandra Rich kushton përafërsisht 3000 Euro. Lori e veshi në dasmën e Xhensilës dhe Besit, ndërsa në tapetin e kuq në AMA-s e veshi bashkëshortja e vokalistit të grupit muzikor “Florida Georgia Line”, Tyler Hubbard. Hayley Stommel kishte zgjedhur të njëjtën veshje si Lori, ndërkohë i mbetet publikut të gjykojë se kujt i shkon më shumë.