Me fustan të shkurtër e pa reçipeta, Dua Lipa në rrugët e Nju Jorkut!

Tashmë nuk është vetëm muzika ajo me të cilën komentohet këngëtarja Dua Lipa, por edhe veshja dhe paraqitja e saj. Dua është shfaqur së fundmi në Nju Jork, nga edhe është fotografuar duke ecur rrugëve të qytetit. Me një fustan krejtësisht të shkurtër, ku gati sa nuk i vërehen të brendshmet, e pa reçipeta, ajo dukej tejet joshëse, shkruan Top Channel. Më 10 gusht, Dua do të performojë në Prishtinë në kuadër të festivalit “Sunny Hill”.