“Furnizohuni me ujë se po vjen një zjarr i madh!”, dy këngëtarët shqiptarë zbulojnë bashkëpunimin e tyre

Dy këngëtarët e njohur e të dashur për publikun shqiptar, Aurela Gaçe dhe Genc Prelvukaj, kanë zbuluar se ditën e nesërme do të publikohet bashkëpunimi i tyre.

Aurela është shprehur se do të vijë me një këngë së bashku me një artist që ajo e vlerëson dhe e do shumë. Ata kanë treguar se kënga do të jetë mjaft ritmike, aq sa madje do të thyejë edhe xhamat e makinës.

Aur-2
“Thjeshtë, pastër,bukur…kaq tani për tani❤ # me një artist që e vlerësoj shumë. Mund të them se jam një nga fanset e ish-grupit Etno Engjujt #sot Etnon. Prandaj ftesën Genc Prelvukaj e prita me shumë dashuri”, shkruan Aurela në postimin e saj në “Instagram”.

Ndërkohë Genci i ka komentuar se ishte kënaqësi që të punonte me të: “Kenaqesi e madhe Aurela te punonim bashke. Je nder artistet me te medha qe kane folur shqip ndonjehere. Jam i sigurte qe publikut do ti pelqeje kjo qe vjen te marten”.

“Të martën në 14:00. Furnizohuni me ujë mirë se një zjarr i madh po vjen. Mos thoni që nuk ju thashë. ‘Adrenalinë’ në bashkëpunim me Aurela Gaçen. Kujdes! Kjo këngë i thyen xhamat, por nuk patët kujdes me nivelin e zërit, ka paralajmëruar Genci për bashkëpunimin me Aurelën”.

https://www.instagram.com/p/BzEEIFUAXgp/