I fundmi i “Babastars” bëhet sot 27 vjeç, ja si e uruan Getoar Selimi dhe Marina Vjollca
Një nga anëtar më të rinj në moshë i grupit “Babastars” feston sot ditëlindjen. Bëhet fjalë për Onatin, reperi i cili mbushi 27 vjet sot. Ai postoi një fotografi në Instagram me anë të cilës njoftoi ndjekësit se sot është një ditë e veçantë për të. Në mesin e shumë komenteve, në sy ra ai i Ghetto Geasyt, i cili tha: “Hajde urime e na i plaksh malet!”. Poshtë tij komentoi edhe bashkëshortja e Geasyt, Marina Vjollca e cila shkroi: “U rrit çuni. Gëzuar ditëlindjen ylli!”, shkruan Prive.